GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Klinaku më së paku është i afërt me PDK-në e më së shumti është i afërt me Kurtin”, Hisen Berisha tregon pse

30/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Klinaku më së paku është i afërt me PDK-në e më së shumti është i afërt me Kurtin”, Hisen Berisha tregon pse
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka nxitur reagime të shumta. Kjo madje bëri që ky i fundit të intervistohet sot nga prokuroria. E reagime të shumta ka pasur edhe nga partia në pushtet. Madje kishte edhe nga ato që gjuhën e përdorur nga Klinaku e cilësuan si ndërgjegjie të PDK-së.

Por, këtyre akuzave iu është kundërpërgjigjur në një prononcim të dhënë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Sipas Berishës, Klinaku më i afërt është me Kurtin se me PDK-në dhe se të gjitha këto janë produksion i propagandës së VV-së.

“…Sa i përket Shoqatës së Veteranëve, të gjithë veteranët lidhen emocionalisht me Partinë Demokratike të Kosovës, sepse aty është struktura që ka luftu për liri. Por, Klinaku më së paku është i afërt me PDK-në e më së shumti është i afërt me kryeministrin Kurti. Dhe këtë e dëshmon fakti se edhe kur u votua atëherë ligji që përjashtoheshin nga pagat minimale, ishte e parashikuar protesta për ditën e hënë ai e anuloi të dielën në mbrëmje. Edhe kësaj radhe kur erdh në lexim të dytë ishte e parashikuar protesta deri ditën e fundit, e anuloj në mbrëmje dhe provoj të bëj marrëveshje me Kurtin. Dyshimi im është se është shumë i afërt me Kurtin dhe të gjitha këto janë produksion i propagandës së VV-së…” tha Berisha.

Berisha u shpreh se ky fjalor i përdorur nga eksponent të VV-së është propagandë e regjimit të Albin Kurtit, që po e shkatërron Kosovën çdo ditë.

“…Tani kjo strukturë neokomunistësh, pjellë komuniste shikoni mirë krejt kabinetin deri në fund, merreni biografinë e secilit, me ndonjë përjashtim se ka djem lufte, ka edhe burra që kanë sakrifikuar për vendin edhe në formacionin e tyre fatkeqësisht që janë mashtruar për një moment e tash nuk guxojnë me lëvizë sepse sanksionohen politikisht prej tij. Shikoni biogarfitë dhe keni me e pa se të gjithë këta ndërlidhen diku me regjimin e komunizmit. Dhe njerëzit që në formacionin e tyre që deklarojnë se në Jugosllavinë e Titos kemi jetuar më mirë, se UÇK-ja ka qenë një shoqëri e Hajdar Dushit, si ky (Abrashi) tash që del e thotë se PDK mjet për zgjedhjen e problemve me kundërshtarët e kanë vrasjen tregojnë se këta janë pjellë tipike komuniste fatkeqësisht, ka pasë komunist edhe shqiptar por këta janë përtej tyre këta janë armiq. Pra unë mendoj se PDK duhet të ushtrojë padi dhe ky njeri detyrohet me ra në gjunjë e me kërku falje njëjtë siç bëri ai rrugaçi para ish-kryeministrit Avdullah Hoti, pra ky fjalor është i patolerueshëm. Ky është fjalor dhe retorikë e përpunuar e mashtrimit, e propagandës së regjimeve siç është ky i Albin Kurtit.

Të cilët të gjithë qeverisjen e tyre për tre vite e kanë ‘full’ të mbushur me nepotizëm, me korrupsion, krim të organizuar. Lëre korrupsionin me krime ekonomike jo në grurë, jo në vaj, por duke kërkuar me gjetë vrasës me pagesë për t’i likuiduar liderët e UÇK-së, kjo është një përgjim ku janë dëgjuar të komunikojnë eksponent të kësaj partie. Burimi financiar i këtij kryeministri ai Ridvan Muharremi, sipas mediave ka bashkëpunuar në biznes financiar me Arkanin, pra me një kriminel të denuar dhe po ashtu bashkëpunëtor i Halit Sahitaj agjend i shërbimit rus, dhe vajza e Muharremit është asistente e zëvendëskryeministrit dhe negociatorit që ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Prandaj kjo gjuhë identifikuese gjoja se PDK, po i zgjedh problemet ende me vrasje është propagandë tipike e këtij formacioni që është i rrezikshëm dhe po e shkatërron Kosovën çdo ditë…”

Kujtojmë se postimi i Klinkaut ishte nisur duke thënë se një votues i Kurtit është aq shumë i dëshpëruar saqë ka thënë se nuk ka mbetur gjë tjetër, veç të largohet jashtë vendit.

Nga kjo deklaratë deri më tani është distancuar një degë e OVL-UÇK-së

Tags: BerishaHisenklinakuOVLUCKvv
ShareTweetShare
Previous Post

”Shpërthen lufta” edhe në VV, deputeti i VV-së: Kusari-Lila tejkaloi mandatin e saj kur foli me Srpskan për veteranët, nuk arsyetohet

Next Post

Babai i këshilltarit të ministrit transportoi serbët në Koshare, publikohen fakte të tmerrshme për lidhjet e tij me kriminelë lufte

Lajmet e fundit

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.