Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpëra brenda partisë me të vjetër në vend. Disa kanë thënë me çdo kusht se Rama është 100% me LDK-në e disa të tjerë nuk janë çuditur fare me deklaratën e Përparim Ramës, shkruan Gazeta Papirus.
“Jo, jo nuk është aspak problem kjo, është si ai e ndjenë atë, nuk ka marrë librezë të parties por është 100% me ne”, deklaroi sot Gazmend Muhaxheri, nënkryetari i LDK-së.
Ndërsa për anëtarin e vjetër dhe deputetin kësaj partie, Agim Veliun një deklarim i tillë nuk është i befasueshëm ”Me të thënë të drejtën për mua nuk ka asgjë për tu habitur sepse edhe ata që e kanë sjellë Përparimin nuk kanë qenë anëtarë të të LDK-së edhe kanë qenë partner të partive të tjera bile. Fatkeqësia këtu për mua është që LDK-ja si partia më e vjetër në vend ka ardh në situatë që të drejtohet nga partner të çastit, gërvisht dhe fito, gjithmonë nëse ju dhezë, ndoshta ikin dhe e lënë ashtu”, ka deklaruar sot Veliu.
Por pse gjithë kjo zhurmë? Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rama ka deklaruar se nuk është pjesë e LDK-së. Në qershor të vitit 2021, Rama vetë kishte deklaruar se është apolitik dhe nuk ishte i anëtarësuar në LDK. Madje kjo deklaratë ishte bërë në kohën kur ai ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK-së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, kishte deklaruar Rama/Gazeta Papirus/