Pas një aksioni mes autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë janë sekuestruar rreth 400 kg kokainë në Lipjan. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se janë arrestuar 7 shtetas kosovarë.
Ai përmes një konference për media u shpreh se janë arrestuar shtatë të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Tre të arrestuarit janë nga Prishtina, një nga Lipjani, një nga Gjilani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi.
Personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.
Po ashtu Mehmeti tregoi janë bastisur edhe lokacione të tjera dhe tashmë Policia është në kërkim edhe të personave tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë grup kriminal.