Analisti, Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka potencialin të jetë një parti “ndryshe”.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Ymeri ka vlerësuar se një arritje e tillë e LDK-së nuk do realizohet nëse e njëjta, qëndron nën hijen e Qeverisë aktuale dhe peng i së kaluarës politike të saj.
“LDK ka potencialin për me qenë kjo parti politike e cila është ndryshe. Që na pikturon një të ardhme ndryshe për Kosovën prej asaj që mundemi me pa me Qeverisjen Kurti por kjo nuk bëhet, për mendimin tim, duke u mbajtur e duke rënë peng e së kaluarës politike.
Dhe në anën tjetër, duke qenë në hijen e Qeverisë ose pushtetit. Këto janë dy elementet qenësore që shpresojë të adresohen në ‘rrugën e re’ dhe përmes programit të LDK-së”, ka vlerësuar Ymeri.
Lushaku-Sadriu ka deklaruar se plani i LDK-së i paprezantuar akoma jep përgjgje për shumë çështje të cilat sipas saj, nuk po marrin përgjigje nga Qeveria Kurti.
“Rruga e re për Kosovën do të jetë platforma që LDK është duke e ndërtuar pasi ka diskutuar me krejt grupet e shoqërisë civile, mediave…kemi ndëruar një program që do paraqes një vision komplet të ri për Kosovën.
Që ka zgjidhje për krejt problemet konkrete, është i studiuar dhe nuk është program propagandues e popullist. E kemi ndërtuar vizionin. Jemi duke e përfunduar procesin zgjedhor dhe do ta kemi një konventë të prezantimit të programit tonë. Mendoj se do jetë platforma me përkahjen më të madhe të qyetarëve.
Zgjidhje konkrete për secilin department, të të gjithë sektorëve…kemi përgjgje se si të menaxhojmë librat në mënyrë më efektive, të mos përfundojnë fëmijët pa libra me 1 shtator. Kemi përgjigje për digjitalizim, për përkrahjen e sektorit të IT-së, për investime…por jo platforma duke krijuar propaganda, pasiguri për investitorë”, ka deklaruar ajo.
/GazetaPapirus/