Komuna ka njoftuar se zjarret që u fikën kishin kapluar disa pjesë në Komoran, Korriticë të Epërme, Gradicë dhe Poklek.
“Duke ditur që temperaturat janë tejet të larta, kërkojmë nga qytetarët të mos djegin hamullorët e tyre, sepse po rrezikojnë jetën e qytetarëve, shtëpi banimi dhe pyjet.
Vetëm sonte, janë shuar 4 zjarre, në Komoran, Korriticë e Epërme, Gradicë e Poklek.
Me identifikimin e personave që kanë shkaktuar këto zjarre, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi!”, ka njoftuar mbrëmë komuna.
/GazetaPapirus/