Pak më parë një plagosje ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Gazeta Papirus.
Siç ka mësuar Raporto24, i plagosur ka mbetur Fatos Abazi i moshës rreth 34 vjeç, dhe se i njëjti tashmë është në trajtim në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datën 28.08.2023 rreth ores 21:25, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr.Shpetim Robaj, në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë. Policia menjëher iu ka pergjigjur informatës dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se në këtë incident kanë qene te perfshira nje veture dhe nje motorr me kater rrota. Dyshohet se si pasoj e incidentit një person i plagosur është derguar në emergjencë për trajtim mjeksor. Njësitet relevante policore janë duke u marr me rastin dhe hetime intensive janë duke u kryer për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky incident. Pas raportimeve tjera prej ekipeve nga tereni do të njoftoheni per detajet”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.