Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka quajtur të korruptuar dhe krenarë pushtetarët e Kosovës.
Ajo duke ironizuar tha se video produksioni i Qeverisë Kurti dhe LVV-së ka harruar ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe se “ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”.
Bajrami, ndër të tjera pati disa pyetje për qeveritarët duke përfshirë këtu edhe për masat që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës.
Teksa pyeti edhe për tenderët njëburimorë, eksportin e mallrave dhe deficitin tregtar, Bajrami tha se pret përgjigje nga LVV-ja me video