Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë diskutimit me liderët e Ballkanit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni e tregoi një barsoletë me presidentin rus, Vladimir Putin që po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë.
Rama tha se do ta tregonte këtë barcoletë me vdekjen tragjike të kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, megjithëse paralajmëroi se “tingëllon shumë gjë e errët”.
“E di që tingëllon shumë gjë e errët, por pas kësaj stories së aeroplanit rus, të gjithë jemi konfuzë. Tani nu ke di nëse keni dëgjuar, Rusia që negocion për ta unifikuar orën, ato zonat kohore, se kanë 9 orë dallim.. dhe kryeministri shkon te Putini dhe i thotë ‘e kam këtë problem: e dërgoj familjen time për pushime, i thërras t’iu them natën e mirë dhe ata më thonë mirëmëngjes. E thërras Olaf Szholzin për ta uruar për përvjetor, ata më thonë që është nesër. E thërras Xi Jinpingun për vitin e ri, ai më thotë është ende viti i vjetër’. Putini thotë ‘e pata të njëjtin problem: e thirra familjen Prigozhin për t’i shprehur ngushëllime, por ata më thanë që aeroplani nuk është ngritur ende në ajër’”.
Kreu i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, i cili u bë rival i presidentit rus, Vladimir Putin pas rebelimit të para dy muajve, vdiq të mërkurën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzua dhe asnjë anëtar në bord nuk arriti të mbijetonte.