Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve francezë në botë.
Macron ka paralajmëruar Kosovën rreth çështjes së vizave, ku i ka kërkuar që të sillet me përgjegjësi.
“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Macron.
Gjithashtu Macron ka kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe Asociacionin.
“Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë”, ka shtuar ai.
E çështja e vizave nuk i iki as kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes.
Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga ZKM.
Këto deklarata kryeministri Kurti i bëri mbrëmë në darkën e mbrëmshme në Slloveni e cila u shtrua nga kryeministri slloven Robert Golob në kuadër të Forumit të Bledit që do të nis punimet sot.