Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka komentuar takimin duke e quajtur “Mbledhje të madhe me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor”
“Ne duhet të mendojmë jashtë kornizave dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Procesi i bazuar në vlerë na bashkon. Sllovenia do të vazhdojë të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin Perëndimorë më afër Bashkimit Evropian”, ka shkruar Fajon në platformën X.
Në fotot që janë publikuar në rrjetin social “X”, nga Qeveria e Sllovenisë, Kurti shihet krahas pjesëmarrësve tjerë.
Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Por, në tavolinë Kurti shihet i ulur pranë Ramës, ku edhe pse në asnjë moment nuk janë parë duke biseduar me njëri tjetrin, në fotot që ka postuar kryeministri i Shqipërisë në Instagram shihen duke qeshur, teksa shtrëngojnë duart.
Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”, ka shkruar Rama.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.
/GazetaPapirus/