Presidenti Joe Biden është tallur me fotografinë historike të paraardhësit të tij, Donald Trump.
Bideni theu heshtjen e tij për foton më të famshme të ish-presidentit në burg, ndërsa iu referua Trumpit se kishte dhënë shikim “vdekjeprurës” në fotografi.
Kur gazetarët e pyetën Bidenin për fotografinë e Trumpit nga burgu, ai qeshi dhe tha: “E pashë atë në televizion”.
“Djalë i pashëm. Djalë i mrekullueshëm”, u shpreh ai.
Trumpi në atë fotografi shfaqej i ngërdheshur, ndërsa kishte rrudhur vetullat me një vështrim shpërthyes.
Trumpi i tha “Fox News Digital” se shkrepja e fotografisë së tij nuk ishte “një ndjenjë e rehatshme, veçanërisht kur nuk keni bërë asgjë të keqe”.
Por, ajo foto e tij u bë shpejt ikonë, si në mesin e urrejtësve ashtu edhe në mesin e mbështetësve të tij.
Interneti u përmbyt me meme dhe fushata e Trumpit filloi menjëherë të shiste këmisha zyrtare, filxhanë kafeje dhe mallra të tjera që shfaqnin Trumpin në foton nga burgu.