Prishtina është duke luajtur ndaj Malishevës, ku është duke fituar me rezultat 2-0, pas përfundimit të pjesës së parë.
Tifozët e tyre “Plisat”, kanë vazhduar pakënaqësitë ndaj drejtuesve të Prishtinës duke protestuar dhe duke hedhur mjete piroteknike brenda fushës.
Ata u larguan nga stadiumi në minutën e 30’. “Plisat” me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, paralajmëruan se protesta e tyre do të vazhdojë.