Ka shënuar ulje të madhe numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas raporteve nga klinikat Covid dhe 7 spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.
Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë
8 prej tyre në gjendje të rënduar