Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ai është sovran në të drejtën e qëndrimeve të tij, siç është sovran edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për qëndrimet e veta.
Rama në një konferencë për media, është pyetur nëse do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 28 dhe 29 gusht gjatë një forumi, që pritet të marrin pjesë në Slloveni dhe si janë raportet me Kurtin pas përplasjeve që erdhën si rezultat i anulimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.
Ai nuk ka komentuar nëse do të thërras në takim homologun e tij, Albin Kurti por që ka thënë se raporti i tyre nuk është telenovelë.
Përndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.
/GazetaPapirus/