Deputeti, Haki Abazi ka reaguar pas dy video fjalimeve të publikuara nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas Abazit, kryeministri Kurti po i “detyron” ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë.
“Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit”, ka shkruar Abazi në rrjetin e tij në Facebook.
Tutje ai i ka thënë Kurti se “paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë”.
“Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policies”, është shprehur Abazi.
Mes tjerash Abazi ka përmendur edhe përplasjet e fundit mes Kryeminitrtit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Kurtit.
“Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e kambrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza”, ka thënë ai.