Arrestimet e fundit në MINT, ku në pranga përfunduan dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen për dyshimet lidhur me aferën korruptive me rezervat shtetërore ka mobilizuar ministrat e qeverisë së Albin Kurtit për t’i mëshuar Prokurorisë Speciale.
Pushteti që ngjan se është në panik, vetëm javën e fundit përmes disa video-adresimeve që është edhe trendi i fundit i komunikimit në media kanë hedhur akuza ndaj Prokurorisë duke e akuzuar se është në shërbim të ish-pushtetarëve.
Ministrja Rozeta Hajdari më 21 gusht, ka realizuar një video teksa flet për ish-ministrin Vesel Krasniqi, e të cilin e akuzon se ka krijuar monopol në fushën e kontrollit të cilësisë së karburanteve në Kosovë.
Ajo thotë se edhe përkundër “argumenteve” të ofruara, Prokuroria e Shtetit s’ka ndërmarrë asgjë.
“Janë bërë më shumë se dy vite, prej kur kemi parandaluar një keqpërdorim multimilionësh dhe kemi dorëzuar kallëzimin penal .
Ka kaluar po aq kohë dhe askush nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ministrja Hajdari.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Peci kishte zgjedhur fshatin Stankaj në Pejë, prej nga ku do të hidhte akuza ndaj Prokurorisë Speciale.
Peci thënë se aty janë ndërtuar villa në pronën e Institutit Bujqësor. Peci ka akuzuar se edhe përkundër denoncimit, shteti s’ka bërë asgjë.
E ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila në fakt do të duhej ishte avokuese e këtij institucioni, ka sulmuar që në start punën e Prokurorisë Speciale, duke shtruar pyetjen në mbishkrimin e videos se “për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale”.
Ministrja e Drejtësisë e cila është shfaqur nga Vushtrria në video flet për një pronë që sipas saj i takon Ministrisë që drejton, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik. Haxhiu thotë se nga të gjeturat e auditorit, është gjetur se kontrata është lidhur jashtëligjshëm dhe se Prokuroria nuk ka vepruar.
“Nga të gjeturat e auditorit të brendshëm kemi gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Pas raportit të auditorit kemi anuluar njëanshëm kontratën e auditorit dhe vendimi ynë është vërtetuar i drejtë dhe i ligjshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë”, tha ajo.
E një ditë pas arrestimeve të bujshme në MINT, ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili përveç Prokurorisë ka liçuar edhe prokurorë me emër e mbiemër.
Ai ka përmendur emrin e prokurorit Miliot Kransiqi, për të cilin ka thënë se në një rast që e kishte denoncuar ministrja Rozeta Hajdari për ish-ministrin Vesel Krasniqi, prokurori nuk kishte ndërmarrë asgjë.
“Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot. Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”, ka thënë Murati.
Një video-adresim më 21 gusht e ka realizuar edhe zëvendësministri Hysen Durmishi. Ai ka akuzuar Prokurorinë që nuk ka vepruar për më shumë se dy vite në një lëndë që ka të bëjë me mirëmbajtjen e urave.
“Ishin zotuar 500 mijë euro për këtë tender dhe në fund kontrata përfundon me 5 milion e 300 mijë euro. Pra rritja nuk është 10% e as 30% por mbi 1000%. Në këtë dosje të dorëzuar ka shkelje flagrante të ligjit por çuditërisht nuk ka asnjë veprim të prokurorisë special”, ka thënë Durmishi.
Në top videot propaganfistike të pushtetit ndaj Prokurorisë padyshim që është ajo e kryeministrit Albin Kurti.
Pas arrestimeve në MINT, Albin Kurti në mënyrë skandaloze ka drejtuar gishtin te Prokuroria Speciale. Në vend që të inkurajonte për hetim të pavarur, kryeministri Kurti ka sulmuar në mënyrë brutale, Prokurinë, gjyqësorin, madje edhe mediat.
Duke mohuar çdo keqpërdorim të mundshëm në ministrinë e Rozeta Hajdarit, Kurti ka sulmuar sistemin e drejtësisë, kështu:
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit”, ka thënë ai
“Të pabesueshme, nënçmuese e shantazhuese”
Këshilli Prokurorial i Kosovës më 19 gusht, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrave të tij.
KPK i ka bërë thirrje Kurtit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme, të cilat i konsiderojnë shantazhuese dhe nënçmuese ndaj sistemit prokurorial.
“KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e KPK-së dërguar mediave më19 gusht
Njohësi i çështjeve të Drejtësisë, Ehat Miftaraj ka thënë se qasja e Kurtit me ministra është e “pabesueshme dhe e papranueshme”.
Nuk forcohet sundimi i ligjit ne Kosove permes video publikimeve nga ministrat e qeverise.Nuk kryhet reforma ne drejtesi duke cenuar dhe dëmtuar pavarësinë e sistemit gjyqesor dhe prokurorial me sulme politike. Nuk kthehet besimi i publikut ne organe te drejtesise duke organizuar kampanja qeveritare kundër sistemit te drejtësisë pabesueshme dhe e papranueshme kjo qasje! Parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve nuk duhet te shfrytezohet per nje grusht vota”, ka shkruar Mifataraj në një reagim në Facebook të enjten.
Më herët, Mifaraj në një tjetër reagim në Facebook, kishte deklaruar se kur zyrtarë të qeverisë ose politkanë linçojnë publikisht me emër e mbiemër prokurorët, policët apo gjykatësit e caktuar “mundësitë që ai ministër apo politikan është duke u hetuar për korrupsion janë shumë të mëdha”, kishte deklararuar Mifataraj.
Reagime ka pasur edhe nga analistë, parti opozitare e shoqëria civile të cilët kanë dënuar gjerësisht gjuhën e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë.
Më 18 gusht janë arrestuat dy zyrtarët e MINT Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi i cili besohet se është njëri i afërt me kryeministrin Kurti.
Të akuzuar për keëpërdorim me rezervat shtetëore, Gjykata Themelore në Prishtinë ku ka shqiptuar 1 muaj paraburgim