Policia ka konfiskuar një armë e cila është përdorur në një aheng familjar në Vushtrri si dhe është arrestuar i dyshuari për gjuajtje.
Policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale, përcjell Klankosova.tv.
“Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje me datë 24.08.2023 rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmoret e kombit” në Vushtrri. Njësitë policore kane arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe të konfiskoj armen”.
“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit “Zoraki”. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e policisë.