Partizani kërkon historinë në Kazakistan, aty ku përballë do të kenë skuadrën e njohur të Astana.
Të dyja skuadrat do të luftojnë në sfidën e sotme, pasi këto dy akte do të jenë të fundit për të qenë pjesë e grupeve të Conference League. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”.
Sa i përket rreshtimeve, Zekiç duhet të bëjë pa Mbanë dhe Atanaskoskin, teksa Da Silva është lënë jashtë nga vetë stafi teksa në majën e sulmit do të jetë Grezda. Zekiç ka preferuar rreshtimin 4-2-3-1
FORMACIONET:
ASTANA: Çondriç, Bejsebekov, Maroçkin, Amanoviç, Vorogovski, Hovhanisjan, Lonçar, Ebong, Ourega, Aimbetov, Darbo
Trajner: G. Babajan
PARTIZANI: Qirko, Zekolli, Kocijan, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Rrapaj, Cara, Grezda
Trajner. Z. Zekiç