Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka fare të bëj me vdekjen e liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, sipas agjensisë ruse të lajmeve Interfax.
Raportimet të cilat pretendojnë se lideri i mercenarëve rusë ka vdekur së bashku me 9 persona të tjerë dje pas rrëzimit të aeroplanit, nuk janë verifikuar ende dhe ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për rastin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, është akuzuar për përfshirje në rast, por as ai e as Kremlini nuk kanë komentuar ende mbi rastin