Si pasojë e këtij aksidenti, 7 persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, njoftoi Zahiti. /Gazetapapirus.com/