Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu -Shoshi ka ironizuar me takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cilia ka publikuar një video teksa ka folur për vizitat që i kishte në Evropë, përfshirë edhe atë në Athinë ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Zelensky përmendi që kishte takime me liderët e shteteve pjesëmarrëse, pos me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet, përkundër se ka pasur zërave muajve të fundit se një gjë e tillë po shqyrtohet.
Musliu-Shoshi me ironi ka thënë se Zelensky nuk e ka parë Kurtin, i cili sipas saj e ndoqi e iu përkul.
“Zelensky nuk e kish pa Albinin. Nejse, Albini boll e ndjeku e u përulë po ky nuk ishte i vëmendshëm! Albin, mos na e nënqmo”, ka shkruar ajo