Një ngjarje mjaft shokuese raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një pacientë i cili ishte me maskë të oksigjenit në ambulancë të ndihmës së shpejtë u filmua duke pritur në pompë të benzinës, ekipin e ndihmës së shpejtë që kishte vendosur të pinin kafe.
Sipas Klan Macedonia, thuhet se tabela e regjistrimit të autoambulancës ishte me targa të Strugës.
Videoja u bë publike dje në një konferencë për media, ku pamjet iu nisën drejtpërdrejt ministrit të Shëndetësisë të RMV-së, Fatmir Mexhiti, i cili deklaroi se nuk ishte në dijeni të ngjarjes.
“A mund ta vërtetoni se ka pacient”, pyeti ministri. Ndërsa, gazetarja duke u bazuar në pamjet që posedonte iu përgjigj “po, shihet në video se është me maskë të oksigjenit”.
I pyetur se çfarë masa do të ndërrmerren nëse vërtetohen këto pamje, ai tha se fillimisht do të merren me vërtetimin e tyre, e pastaj në qoftë se dëshmohen si pamje, atëherë për shkelje masat do të jenë rigoroze për të punësuarit e ndihmës së shpejtë.
“Do ta sqarojmë rastin. Faktikisht a është e vërtëtë apo jo. Do të vendosim sipas ligjeve të Maqedonisë. Ju kisha lutur deri te kabineti ta dërgoni, të shohim a ka pacient brenda, në video qëndron ora dhe data do ta shohim cili pacient është tranapoetuar prej Strugës në Shkup. Ju lutem rastet e tilla t’i paraqitni gjithmonë”, tha Mexhiti.