Aleksandar Vuçiq, është takuar mëngjesin e sotëm në Athinë me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky. Vuçiq tha se Zelensky kërkoi këtë takim privatisht.
Pas këtij takimi ka reaguar deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Gonarchenko.
Ky i fundit ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe rrjedhimisht nuk mund ta tërheqin në anën e Ukrainës.
Në fund të statusin ai ka shkruar se Ukraina duhet ta njohë Kosovën.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gonarchenko.