Vendimi i Ministrisë së Arsimit për t’i mos pajisur nxënësit me libra shkollor ka nxitur reagime të shumta.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër duke pyetur qeverinë se edhe në abetare po dëshironi të vidhni.
Ai ka thënë se ky është dështimi i radhë i Qeverisë me qëllim të përfitimit nga rimbursimi përmes oligarkëve të bankave.
“Për 330 mijë nxënës oligarkët e bankave do të përfitojnë nga transaksionet bankare afro 1 milion euro, ashtu siç po përfitojnë nga 10 euro në shtesat e fëmijëve ku 2.5 euro i përfitojnë oligarkët e bankave nga transferet bankare.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Qeveria “Zdravo”, a edhe në ABETARE po doni me vjedh a?
Mos shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, është dështimi i radhës i Qeverisë, me qëllim të përfitimit nga rimbursimi përmes oligarkëve të bankave.
Tani e 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave pasi këtë barrë ua pat heqë Hashim Thaçi duke ua siguruar librat falas përmes MASHT-it.
Për 330 mijë nxënës oligarkët e bankave do të përfitojnë nga transaksionet bankare afro 1 milion euro, ashtu siç po përfitojnë nga 10 euro në shtesat e fëmijëve ku 2.5 euro i përfitojnë oligarkët e bankave nga transferet bankare.
Këta analfabetë funksional duhet të shkojnë në shtëpi, nuk janë të aftë të qeverisin, edhe në libra shkollorë po tentojnë të vjedhin edhe ne ABETARE!
Çdo ditë skandale sikur me pas qenë në pushtet që 20 vjet e janë lodhur nga puna e angazhimi a në fakt asnjë sukses të Qeverisë nuk po e prekin qytetarët.