Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit.
Ajo bëri të ditur se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, ku mjetet do t’u kalohen prindërve përmes platformës e-kosova.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha për Gazetën Sinjali ky vendim është qesharak dhe se ministrja Nagavci është treguar “e papjekur dhe cinike”.
“Deklarimi i sotëm para mediave i zonjës Nagavci është tmerrues ngase nga tani po del se nuk do të kemi në mënyrë të organizuar tekste të shpërndara as nga klasa 1-5 e as 6-9 por prindërit ato tekste duhet t’I marrin në librari dhe aq më tepër është cinike, e pamatur dhe pa asnjë argument kur Nagavci thotë se gjoja për ta mbrojtur buxhetin e Kosovës ngase shtëpitë botuese i kanë ngritur dukshëm çmimet dhe zonja Nagvci me komisionet e saj është dsahtë ta vërej këtë.
Deklarata se prindërit duhet t’i blejnë tekstet e më pastaj do të rimbursohen është shumë e papjekur sepse nëse tekstet qenkan të shtrenjta për MASHTI-n, po ato tekste prindi do të detyrohet t’i blejë dhe ta pres mëshirën e Hekuran Muratit ai që e mban kuletën e shtetit. Prindërit do të presin me muaj e me muaj derisa të ju rimbursohen këto mjete.
Ai shtoi se prindërit nuk i kanë mjetet për t’i blerë librat.
Nagavci duhet ta dijë se shumë nga prindërit nuk i kanë mjetet tani që të ua blejnë librat fëmijëve të tyre dhe pastaj do të ju duhet të presin gjatë për rimbursim”, u shpreh Jashari.
Ai shtoi se ministrja e MASHTI-t nuk është konsultuar as me Këshillin e Prindërve e as me SHBASHK-un për këtë vendim.