Mërgimtarët po presin deri dy orë për të dalë nga pika kufitare tokësore në Merdarë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në këtë pikë kufitare është 400-500 metra.
Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë janë deri në 40 minuta. Ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri 20 minuta.
Situata në pikat tjera kufitare është e qetë me hyrje-daljet, që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta