Milaim Zeka ka reaguar ndaj një shkrimi të gazetarit Fitim Çeku kinse është arrestuar një agjent rus që ka rekrutuar dëshimtar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.
Zeka thotë se ka dy të pavërteta në atë shkrim.
Postimi i plotë:
Rreth nje shkrimi te botuar sot nga Fitim ÇeKu
Kolegu im, Fitim Çeku, ka shpernda sot nje shkrim gjoja se ” ne Spanje eshte arrestuar Halit Sahitaj, agjenti rus qe ka rekrutuar deshmitar kunder Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit te Jack Smith ne Hage”.
Ne kete shkrim jane dy te paverteta te medha, te cilat nuk shkojne ne kete rast.
E verteta e pare eshte se lajme te tilla te rrejshme perhap ish shefi i Halit Sahitajt, Faik Imeri, me banim ne Bruksel, i cili eshte paraqitur tek te gjithe si krahu i djathte dhe asistenti i Jack Smithit, me pseudonimin ”Adidas”, kurse si agjent i larte i CIA-s amerikane, me pseudonimin ” Floriani”. Pra, eshte Faiku ai i cili e ka regrutuar Halitin, e jo Haliti dikend tjeter.
Krejte kjo pune eshte bere nen rregullat dhe urdherat e BIA-s serbe, per çka ka shume deshmi.
E dyta, dezinformatate e perhapura nga Faiku se gjoja “Haliti eshte agjent rus” nuk qendrojne, pasiqe fillimisht ai, pra Faiku, Halitin e kishte paraqitur si agjent i BND-se gjermane. Mirepo, segmente te ndryshme brenda AKI-se te Kosoves, permes makinacioneve te ndryshme, eshte e vertete se per nje kohe te gjate e kane mbajtur nen vezhgim, duke e trajtuar si “agjent te munshem rus”!
Tani linde nje pyetje teper e thjeshte: Spanja, nje vend super i forte ekonomikisht, anetare e BE, a do ta pranonte qe te jetonte ne vendin e saje nje “agjent te larte rus”?! A nuk do ta arrestonte per spiunazh?! A nuk do ta debonte nga Spanja?!
Halit Sahiti eshte e vertete se ka qene i arrestuar disa here ne Gjermani dhe Spanje per vepra te ndryshme, ashtu sikurse shume shqiptare te tjere, ama kurr, bash kurr, as i arrestuar, as i dyshuar per ndonje spiunazh.
Loja ne te cilen ka hy Haliti, i nxitur nga Faik Imeri, ka dy motive: I pari eshte se “agjenti i larte i CIA-s amerikane” i ka thene se po i “pergaditet nje atentat nga kreret e shtetit te Kosoves, ne krye me Hashim Thaçin”, sajese e fatazise te semur te Faik Mashtruesit, dhe motivi i dyte ka qene rregullimi i pasaportes serbe qe Faik Imeri ia ka bere Halitit, shkaku se Spanja nuk i njeh pasaportat e Kosoves…!!!
Kjo eshte nje pjese e vogel e historise te madhe te “Florianit”, qe do te dali ne drite, dhe tjetra qe Halit Sahitaj nuk eshte arrestuar. Fare ne fund, si gazetar e vrasim te verteten kur ne shperndajme te paverteta te cilat na i servirin te tjeret, e qe nuk i verifikojme!!!