Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në 1 orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 300 metra në dalje.
Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.
Kurse, në Bërnjakë dhe Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 10 minuta