GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova furnizohet me derivate nga blerësi më i madh i naftës ruse

19/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Bie çmimi i naftës, por çmimet e produkteve tjera që  u rritën për shkak të naftës mbesin të njëjta
Share on FacebookShare on Twitter

India, sipas të dhënave nga Dogana, rezulton të jetë importuesja më e madhe e naftës në Kosovë gjatë këtij viti. Ndaj këtij shteti, Bashkimi Evropian pati paralajmëruar masa, shkaku që është blerësi më i madh i naftës ruse, në kohën e pushtimit të Ukrainës. Në Shoqatën e Naftëtarëve thanë se furnizimi realizohet nëpërmjet një kompanie në Shqipëria. E në këtë kompani pranuan se kohëve të fundit nafta e ka pasur burimin kryesisht nga India.

Nuk e njeh Kosovën si shtet, por India është importuesja më e madhe e naftës në vend, gjatë këtij viti.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Dogana, nga janari e deri më 16 gusht, nga ky shtet në Kosovë janë importuar afro 200 milionë litra naftë apo afro gjysma e sasisë së përgjithshme.

E ndaj Indisë, Bashkimi Evropian (BE) pati paralajmëruar të vendoste masave, shkaku që ishte blerësja kryesore e naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës, e që më pas e eksporton lëndën në vende evropiane.

Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, thotë se Kosova furnizimet i siguron nga kompanitë në Shqipëri dhe se nuk posedon informata që nafta e ka burimin nga India.

“Kosova furnizohet nga kompani nga Shqipëria dhe se nuk kam këto statistika nga cili vend furnizohen ato. Por, 70 për qind e naftës që e marrim në Kosovë vjen nga kompania ‘Gega Oil’”, i ka thënë Berjanim trasmeton KOHA.

E nga “Gega Oil” pranuan për KOHËN se kohëve të fundit nafta vjen nga India, pasi furnitori i saj ka kontratë vjetore me “Reliance Industries”, kompani më e madhe indiane e furnizimit.

“Kompania që na furnizon me derivate quhet OMV Supply&Trending, një kompani me kapital austriak, e cila ka trendig desk në Londër dhe ne punojmë direkt me zyrën e Londrës. Kjo kompani ka lidhje me të gjitha rafineritë në rajonin e Mesdheut, por edhe më tej. Konkretisht nafta kohëve të fundit vjen nga India, pasi furnitori ynë ka kontrata vjetore me Reliance Industri, kompania më e madhe indiane e furnizimit. Mirëpo, sikurse thashë nafta blihet dhe në Mesdhe si për shembull Itali, Greqi, Maltë dhe Rumani. Por, kohët e fundit kryesisht nga India”, ka thënë Gega.

I pyetur rreth paralajmërimeve të BE-së për masa, pronari, Genc Gega, thotë se nafta vjen me certifikatë të rregullt të origjinës indiane.

“Nafta na vjen me certifikatë të rregullt origjine indiane dhe për Shqipërinë nuk ka problem se ku mund të furnizohet India, për sa kohë që vendi i origjinës nuk është nën sanksione apo embargo”, ka theksuar ai.

Sipas të dhënave nga Dogana, pjesa tjetër e naftës importohet nga Greqia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Arabia Saudite.

Çmimi për një litër naftë të importuar është mesatarisht 65 centë, së cilës më pas i shtohen edhe 18 për qind e vlerës së çmimit si tatim në vlerën e shtuar dhe 36 centë të akcizës, për ta rritur vlerën në 1 euro e 12 centë.

Këtij çmimi, më pas i shtohet edhe kostoja e transportit dhe ajo e shpenzimeve të tjera, që llogaritet të jetë 20 centë.

Por, aktualisht një litër naftë në treg sillet rreth 1 euro e 50 centë.

Çmimi i derivateve nuk është ulur, ndonëse javë më parë Ministria e Tregtisë ka marrë vendim për caktim të marzhës tregtare. Që nga hyrja e masës në fuqi, çmimi për derivatet e naftës është rritur për rreth 10 centë për litër

ShareTweetShare
Previous Post

KPK i reagon ashpër Kurtit dhe ministrave të tij: Ndalni sulmet e linçimet ndaj prokuroreve

Next Post

Prokuroria: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

Next Post
Kurti mbron Rozeta Hajdarin: Sulmon prokurorët, gjykatësit e mediat

Prokuroria: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

Lajmet e fundit

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.