Në komunikatën e lëshuar dje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është përmendur me emër e mbiemër prokurori i rastit ku u arrestuan tre persona si të dyshuar për “aferën e vajit”, gjithashtu edhe sot ministri i Financave, Hekuran Murati, duke sulmuar gjyqësorin, ka përmendur ka përmendur me emër prokurorin Milot Krasniqi, që po merret me hetimet e një rasti tjetër, dhe kjo është shumë shqetësuese, kur politikanët apo të emëruarit nga politika etiketojnë prokurorë, shkruan Gazeta Metro.
Pas arrestimeve të dy zyrtarëve në Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”, që raportohet të jetë sekseri i kryeministrit Kurti, në skandalin me vajin, përmes një reagimi sakndaloz kishte dalë MINT, ku akuzonte mediat e gjyqësorin, ndërsa përmendi me emër e mbiemër edhe prokurorin e rastit.
Por nuk vonoj shumë dhe në skenë doli kryeministri Albin Kurti, me një video-incizim, ku bëri akuza të rënda ndaj medias e gjyqësorit.
Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, sot ministri i Financave, Hekuran Murati, duke përmendur një rast ku prokurori është përmendur me emër dhe mbiemër.
Për këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke thënë se ata që përmendin me emra dhe mbiemra prokurorë apo gjyqtarë ka mundësi që ai politikanë është duke u hetuar për korrupsion.
“Në momentin qe nje minister ose politikan fillon me i linçu publikisht me emer dhe mbiemer policët, prokurorêt apo gjykatësit e caktuar, mundësitë që ai minister apo politikan është duke u hetuar per korrupsion janë shumë të mëdha!” , ka shkruar Miftarja