Një qytetar me emrin, Qendrim Krasniqi, gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë një informacion kinse njëri nga të arrestuarit në Ministrinë e Tregtisë, Irfan Lipovica, është dhëndërr i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe kreut të Mitrovicës, Bedri Hamzës.
Një informacion i tillë u përhapë me të madhe në rrjete sociale dhe në disa media, gjë që ka nxitur reagimin dhe demantin nga Bedri Hamza, i cili ka sqaruar se një informacion i tillë është i pavërtetë.
Hamza në reagim ka thënë se nëse Qendrim Krasniqi nuk e tërheq një deklaratë të tillë dhe nëse nuk kërkon falje, atëherë do të ndjek rrugët ligjore, shkruan Express.
Krasniqi në një reagim të bërë para pak minutash, ka kërkuar falje për informacionin e rremë që ka shpërndarë, duke thënë se është ngutur dhe se i vjen keq për shkrimin e pa verifikuar që e ka bërë.
“Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.
Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.
Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Qendrim Krasniqi në profilin e tij në facebook, ku edhe mund t’i vërehen disa fotografi në përkrahje të Vetëvendosjes