Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të udhëtojë drejt Greqisë me ftesë të kryeminsitrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Kreu i Qeverisë greke ka ftuar të gjithë kryeminsitrat e rajonit, në përjashtim të Shqipërisë ku ftesa është dërguar në nivel të presidentit.
Kjo mosftesë e Edi Ramës dhe thirrja e Shqipërisë në kë takim takim në nivel presidentit, thuhet të ketë ardhur pas tensioneve në zgjedhjet e fundit lokale, ku mbeti i arrestuar kreu i Himarës. Pavarësisht kësaj ftese për Ragip Begajn dhe jo për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria nuk do të jetë prezente.
Siç ka raportuar mediumi grek “Amna”, nisma e Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkan dhe në Europën Juglindore, thanë burimet qeveritare për këtë medium.
Por, kryeministri Albin Kurti do të jetë prezent në këtë darkë jo-formale në Greqi ku nuk është ftuar fare kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Qeverisë së Kosovës në mesin e muajit korrik nuk kishte marrë pjesë në drekën që Rama kishte shtruar për kryeministrat e rajonit në Tiranë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, kishte deklaruar se Kurti s’do të marrë pjesë, meqë ishte ftuar qysh më herët për të marrë pjesë në simpoziumun e “SYMI” në Greqi.
“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, shkruan Kryeziu.
Raportet në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti janë ftohur jashtëzakonisht shumë pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe acarimit të raporteve të Kosovës me aleatët.
Rama kishte anuluar mbledhjen e dy Qeverive dhe i kishte kërkuar Kurtit një takim kokë me kokë, gjë që Kurti s’e kishte pranuar.
Më pas Rama kishte organizuar edhe një vizitë në gjithë vendet e rajonit, por kryeministri Kurti kishte refuzuar që ta priste në takim Ramën gjatë qëndrimit të tij në Kosovë