Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që ky pushtet të largohet sa më parë pas arrestimeve të fundit në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.
Ish kryeministri Avdullah Hoti nuk njihet për retorikën e tij të ashpër. Kryesisht i shtron argumentet në kontekstin ligjor me një gjuhë burokratike.
Hoti ka thënë se me rezervat shtetëror është bërë pazar me persona privat. E përkundër nivelit të skandalit ish kryeministri e theksoi se arsyetimet janë edhe më të paarsyeshme dhe ka arritur kulmin. Këtë herë si duket i irrituar jashtëzakonisht ka krahasuar peshën e shkeljeve dhe arsyetimeve skandaloze dhe ka shkruar troç.
“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore. Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Hoti në një postim