Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar bastisjet e sotme në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Muharremi nuk ka vjedhur pa lejen e Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
“Ridvan Muharremi nuk ka vjedh pa lejen e Rozeta Hajdarit. Rozeta Hajdari nuk ka guxu me leju Ridvan Muharremin me vjedh pa lejen e Albin Kurtit. Prandaj, pa u arrestu Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti, aksioni nuk eshte i plote!”, ka shkruar Kajtazi.
Bastisjet e sotme janë bërë nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shterore, për të cilat kohë më parë e kishte raportuar gazeta Nacionale