Takimi i Kryeministrit Kurti me ministrat e tij, sipas zëdhënësit të Qeverisë, nuk kishte të bënte me zhvillimet e sotme, pra me bastisjet dhe arrestimet në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin qeveritar u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve. me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.
Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë dhe një afarist, që është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Kurti.
Kurti është pyetur nga gazetarët për zhvillimet e sotme, por ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë deklarohet gjatë ditës.
MINT ka dalë me një komunikatë, ku thotë se mirëpret hetimet e Prokurorisë Speciale dhe se janë të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është bërë sipas ligjit. Edhe më tutje, MINT akuzon mediat që raportuam për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, se kanë bërë “përpjekje për keqinformim”