Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj bastisjeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ajo ka bërë me dije se këto bastisje kanë kuptim vetëm nëse ministrja Rozeta Hajdari jep dorëheqje.
“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në “Facebook”.