Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se nuk i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit për intervistim pas organizmit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se është hera e parë që ka reagime të tilla për tubime që sipas tij janë mbajtur edhe më herët në Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për RTK Prime, Kasami ka thënë se po përsëritet situata kur në Maqedoni janë burgosur kryetarë të partive e komunave për çështje të flamurit kombëtar.
“Ideja e Policisë ishte për shkak të ikonografisë në tubimin që është organizuar, tubime të tilla nga 2001 e këndej shqiptarët e Maqedonisë kanë organizuar rregullisht dhe nuk ka pasur kështu shqetësime, sepse ne vlerësojmë që lufta e 2001 solli disa të drejta të shqiptarëve, përkundër asaj që për çështje të flamurit, dihet që në Maqedoni të Veriut janë burgosur kryetarë komunash e partish e të na përsëritet pas më shumë se 20 vite po e njëjta gjë, që dy kryetar komune të thirren në polici dhe të paditen apo të dënohen për flamurin kombëtar vlerësoj që tregon realitetin e shqiptarëve në Maqedoni të veriut, dhe se sa partitë politike në qeveri për këto 20 vite kanë avancuar çështjen shqiptare”, ka thënë ai.
Sipas tij, situata e krijuar ka të bëjë me zhvillimet brenda Maqedonisë së Veriut si dhe me ato në rajon.
“Inspektorët e policisë kanë ardhur në komunë për të më intervistuar dhe për të kërkuar që unë të shkoj në stacionin e policisë për të sqaruar rastin, unë kam vlerësuar që nuk kemi çfarë të sqarojmë, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të komunës së Tetovës, që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore. Nuk kam pranuar, kanë njoftuar që do të kem dënim për ngritjen e flamurit kombëtar dhe intonimin e himnit kombëtar, unë jam këtu dhe çfarëdo që ata mundohen të më frikojnë mua është e kot sepse shqiptarët e kanë tejkaluar frikën, pas luftës së 2001 shqiptarët janë zot të këtyre trojeve”, ka thënë Kasami.
Ai ka thënë se vizitën e Kurtit në Tetovë dhe Çair, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka parë si mesazh për përkrahje të opozitës