Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e asamblistit, Besnik Mujeci, i cili është zënë në Tiranë nga policia e shtetit, nën dyshim se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri. Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga radhët e saj Mujecin, por gjithashtu ka bërë një huqje të madhe.
Ministrja Haxhiu tha se Veprimet të cilat është arrestuar Mujeci janë krime të rënda ndërsa shtoi se “institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar”.
Haxhiu në vend që të thotë se Mujeci duhet të marr dënimin e merituar, e ka shkruar se institucionet e drejtësisë duhet dënuar.
Ndryshe, Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është njëri nga 5 të arrestuarit sot në Shqipëri i cili dyshohet për shpërndarje të drogës nga Kosova në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.
Siç njofton Policia e Shqipërisë, ky grup prej pesë personave, dy nga të cilët janë nga Kosova, e njëri nga ta, Mujeci pra, asamblist i VV’së, shpërndanin drogë, ekstazi, në vlerë rreth 400 mijë euro.
Të arrestuarit, kanë pasur ngarkesë prej 11 300 tabletash, me peshë 5.093 kg./