Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar dhe pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar, njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, shkruan Gazeta Metro.
Gjithashtu, policia njofton se i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.
Njëkohësisht ju mund t’i referoheni WEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare: https://mpb.rks-gov.net/
Policia e Kosovës ju uron rrugë të mbarë