GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Skandal pas skandali në ‘Qeverinë e shpresës’: Rasti Mujeci pason aferat “VVaji’, ‘Zdravo’, ‘Krasniqi’ e ‘Berishaj’

15/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Skandal pas skandali në ‘Qeverinë e shpresës’: Rasti Mujeci pason aferat “VVaji’, ‘Zdravo’, ‘Krasniqi’ e ‘Berishaj’
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti Besnik Mujeci që u arrestua sot në Shqipëri, si pjesë e një grupi që shpërndante drogë ekstazi nëpër plazhet shqiptare, është asambleisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës. Ky është një skandal i radhës në të cilën përfshihen njerëz të partisë që për kryetar e ka Albin Kurtin, i cili është edhe kryeministër i vendit.

Afera tjera të kësaj partie janë ato që përfshijnë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari për cështjen e rezervave shtetërore. Është raprotuar se prokuroria ka nisur hetimet për rastet e grurit dhe vajit, sasi të të cilave nuk u sollën në vend, ani se për to ishin dhënë paratë.

Skandali tjetër, ndër më të mëdhenjtë në të cilin u përshinë njerëz të Vetëvendosjes është afera e përgjimit, e njohur në publick si “Zdravo”, në të cilën shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila flet me homologun e saj të Listës serbe, Sllavko Simiq, e ku ndër tjera, konfirmohet se e para ka komunikuar edhe me Milan Radojqiqin, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara e të kërkuar edhe nga autoritetet kosovare të drejtësisë, ndër tjera, edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Rasti i këtij përgjimi u bë aq i madh saqë bëri të plas edhe dhuna në Kuvend, kur zëvendëskryeminisntri Besnik Bislimi hodhi shishen më ujë në deputetin Mërgim Lushtaku, pasi ky paraprakisht e lagu kryeministrin Albin Kurti. Një tjetër rast ku njerëz të VV-se patën telashe me drejtësinë ishte ai i ish nënkryetarit të Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili u mbajt në paraburgim dhe në shtëpinë e të cilit u gjetën 60 mijë euro kesh në shtëpi.

Sipas prokurorisë, në këtë rast ka ekzistuar dyshimi se Mujka, në cilësi të personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimeve pasurore, ka tejkaluar kompetencat e veta zyrtare dhe nuk i ka respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e veta që të ushtrojë funksionin në bazë të ligjit.

Dy tjera skandale që përfshijnë njerëz të afërt me pushtetin janë ai i amabasadorit Martin Berishaj, i cili supozohet se tregtoi rrymë me Serbinë dhe tjetri me kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili ishte arrestuar nga Prokuroria Specale për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Tags: kosovaVetevendosjevv
ShareTweetShare
Previous Post

Konjufca takon senatoren e Nju Jorkut, flasin për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore

Next Post

AAK, pas arrestimit të asamblistit të VV: Kurtit i ka ardhur fundi

Next Post
AAK, pas arrestimit të asamblistit të VV: Kurtit i ka ardhur fundi

AAK, pas arrestimit të asamblistit të VV: Kurtit i ka ardhur fundi

Lajmet e fundit

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

23/05/2025
Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol

Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol

23/05/2025
Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

23/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

Darka e punës e Kurtit me Kallas, ZKM del me komunikatë

23/05/2025
Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol

Kosova në ngërç politik – Kallas takoi dje liderët e partive opozitare, krejt çka u fol

23/05/2025
Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.