Një natë nën yjet e qiellit të Parisit në majë të Kullës Eiffel. Dy turistë amerikanë, pasi konsumuan një sasi të madhe alkooli, u gjetën mëngjesin e djeshëm të së hënës duke fjetur në monumentin e famshëm, ku fshiheshin që nga mbrëmja e së dielës së kaluar.
Dy burrat u panë “në orët e hershme të mëngjesit”, përpara se atraksioni të hapej për publikun në orën 9 të mëngjesit gjatë një kontrolli nga punonjësit e sigurisë (Sete) të Kullës Eiffel. Turistët ndodheshin mes katit të dytë dhe të tretë të Kullës, në një seksion jo të aksesueshëm për publikun.
“Ata nuk ishin një kërcënim i dukshëm,” theksoi Sete. Pasi paguan një biletë hyrje të dielën rreth orës 22:40, ata kaluan disa barriera sigurie ndërsa zbritën shkallët nga maja e Kullës Eifel, sipas një burimi policor. Zjarrfikësit morën nga vendi i ngjarjes dy turistët në gjendje të dehur. Duket se “ata kishin ngecur atje për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishin konsumuar”, thanë prokurorët e Parisit për AFP.
Dy turistët u dërguan në komisariatin 7-të të policisë së kryeqytetit francez për t’u marrë në pyetje dhe Sete tha se ka në plan të ndërmarrë veprime ligjore kundër tyre. “Asnjë dëm nuk u konstatua, nuk kishte hyrje të paligjshme në një vend historik apo kulturor,” tha zyra e prokurorisë. Kulla Eifel u rihap për publikun rreth një orë vonesë rreth orës 10 të mëngjesit të djeshëm.
Ky ishte një shqetësim i ri në pritjen e turistëve në monument pas dy evakuimeve të ndodhura të shtunën pas dy paralajmërimeve të rreme për bomba. Një hetim është nisur nga qendra kombëtare për të luftuar urrejtjen në internet.
Dje, tre komisariate të Parisit morën sërish telefonata ku njoftohej për vendosje bombash në Kullën Eifel, por Sete, me marrëveshje me policisë, vendosi të mos evakuonte vizitorë.
Një natë nën yjet e qiellit të Parisit, dy turistë amerikanë të dehur i zë gjumi në majë të Kullës Eifel