Shkollën e mesme, ka “harruar” ta deklarojë/ Sipas renditjes i pesti me vota personale me tepër se 70 deputetë e ministra aktualë të “Rilindjes”; Babloku duhet ta bëjë ministër të sipërmarrjes ose Zv/kryetar të Grupit parlamentar; por më parë, për deputetin Ornaldo Rakipi, duhet të bëhen verifikimet nga Celibashi i KQZ-së dhe nga Struktura e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, mbasi formulari i tij ka indicie edhe për mashtrim me 3 vendet e punës e fshehje “vizitash” jashtë Shqipërisë
Pas shpalljes nga KQZ, të emrave fitues më 25 prill, Kuvendi ka kërkuar prej deputetëve të rinj, që brenda datës 15 qershor 2021, të dorëzojnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, të dhënat e shkollimit para e pas universitare, kualifikimet, titujt shkencor etj.
Sipas informacionit, deputeti i “Rilindjes” Ornaldo Rakipi, ose “Djali i Qifes” (siç e njohin të gjithë), ka refuzuar të respektojë afatin e dorëzimit të dokumenteve shkollore, duke kërkuar “kohë për t’i bërë gati”, sikur t’i ketë përfunduar në Australi me Tom Doshin.
Sipas “CV”-së kandidimit për deputet, pranuar nga kryesia e PS dhe shpallur nga KQZ; rezulton se djali i Qifes, në vitet 2012-2017 ka kryer studimet 3 vjeçare “Bachelor”, dega “Financë Kontabilitet” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”-Elbasan me mesatare 8.9, që është më e lartë se mesatarja e ministreve Denaj e Kushi të Financave e Arsimit.
Mirëpo diplomimi në këtë degë del huq, jo pse deputeti më i votuar në 5-shen e parë të kryesisë së “Rilindjes”; e ka përfunduar për 5 vite nga 3 vite; por sepse programi “Bachelor” dega “Financë Kontabilitet” në Elbasan, është hapur në vitin 2017 e jo në vitin 2012.
Ndërsa në vitet 2017-2019, djali i Qifes deklaron se ka kryer studimet dhe është diplomuar në “Master Shkencor për Drejtim Bankar”, me notë mesatare 8.8 po në universitetin e Elbasanit; të du diplomat, janë miratuar nga Dekane Imelda Sejdini, vajza e Qazim Sejdinit.
Ndërsa arsimin e mesëm, djali i Qifes “ka harrur” ta deklarojë në formular, paçka se ligji e detyron ta deklarojë si institucion shkollor, profil, zonë dhe vite fillimi e përfundimi; gjë të cilën, në shkelje të ligjit, nuk ia ka kërkuar as kryesia e PS dhe KQZ-ja.
Edhe mund të ketë ndonjë diplomë të shkollës së mesme, marrë në fshatrat e Peqinit apo të Librazhdit, por sipas librin e Amzës “Matura shtetërore 2011-2012”, emri Ornaldo Aqif Rakipi nuk figuron në regjistër; gjë që krijon indicie për mashtrim, mbasi në vitin 2012 ka qenë 18 vjeç, vit në të cilin ka nisur dhe universitetin.
Mund të verifikohet dhe regjistri i aplikimeve, testimeve e pranimeve në Universitetin e Elbasanit; por nuk është çudi, që nëse edhe me këtë deputet, letrat do dalin si me Roshin, Kajmakun etj,; Babloku do thotë: – “Nuk e dija kur ma sollën Qifja, Toma e Taulanti, por përgjegjësia ligjore është personale”./Pamfleti