Policia e Rajonit të Pejës, ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit “Goditja” brenda katër ditëve ka arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar katër armë.
Sipas njoftimit të policisë, operacionet po bëhen kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.
“Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore katër (4) ditore janё realizuar:
Janё realizuar 170 patrulla policoreJanё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteveJanё kontrolluar 792 veturaJanё legjitimuar 679 personaJanё kontrolluar 19 lokale tё ndryshmeJanё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool testJanё arrestuar 7 personaJanё sekuestruar 17 copё municionJanё sekuestruar 4 armë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”.