Një person ka raportuar në polici një rast të vjedhjes së rëndë që i ka ndodhur në shtëpinë e tij në Junik.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës ku sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë grabitur para dhe ari.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij, ku janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave si dhe stoli ari Rasti mbetet nën hetime”, bën të ditur policia.