Të hënën rreth orës 22:00, një person është gjetur pa shenja jete në Zubin Potok.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Zubin Potok 14.08.2023-22:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.