GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

‘Problemet nuk i zgjidhni duket e kërkuar fajin diku tjetër’: Kosova po humbet kredibilitetin e saj, porositi Von Cramon

14/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
‘Problemet nuk i zgjidhni duket e kërkuar fajin diku tjetër’: Kosova po humbet kredibilitetin e saj, porositi Von Cramon
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputetja Viola Von Cramon, thotë se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e faktorit ndërkombëtar. Ajo thotë se Kosova duhet t’i përmbush obligimet e saj para se të flasë për palën serbe.

“Problemet e juaja nuk i zgjidhni duket e kërkuar fajin diku tjetër.” Kështu po i komenton zhvillimet e fundit politike në Kosovë, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, raporton Tëvë 1.

Ajo thotë se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e komunitetit ndërkombëtar, prandaj ajo bënë thirrje që sa më shpejtë të nis zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

“Momentalisht nuk po shoh vullnet politik nga asnjëra palë për zbatimin e marrëveshjeve. Kosova është mirë të fokusohet më shumë tek vetja dhe t’i kryej obligimet që i ka marrë përsipër. Ju nuk bëni kurrfarë ndryshimi nëse e drejtoni gishtin diku tjetër. Së paku ky është qëndrimi i institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtare e rëndësishme në mesin e komunitetit ndërkombëtar atëherë duhet ta dëshmojë fillimisht se është një lojtare kredibile por këtë nuk është duke e treguar”.

Cramon thotë se do ishte një veprim i duhur nga Prishtina, nëse largohen tërësisht njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. Ajo nënvizon rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të qetësohet situata në pjesën veriore të vendit.

“E gjithë rrëmuja që është krijuar në pjesën veriore të Kosovës duhet të rregullohet. Lidhur më këtë çështje tashmë ka një marrëveshje dhe ajo vetëm duhet të respektohet. Pra do të ishte veprim i duhur që të largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. Para se të flisni për palën serbe është më mirë që fillimisht ti kryeni detyrat e juaja ”, shprehet ajo për Tëvë1.

Bashkimi Evropian ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Tags: beKosovëkurtiserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Familjari i zv/ministres sё Shëndetësisë – kandidat me zor për Rektor të Universitetit tё Gjakovёs

Next Post

Ukraina po përgatitet për valët e “terrorit” me raketa në Ditën e Pavarësisë

Next Post
Zelensky në vizitë të papritur në Hagë

Ukraina po përgatitet për valët e “terrorit” me raketa në Ditën e Pavarësisë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.