Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë dikush ka shtënë me armë zjarri me ç’rast Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia për Gazeta Papirus tha se nuk ka të lënduar bazuar në informacionet deri më tani.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.
/Gazeta Papirus/