Ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i popit, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e autografeve të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 £.
Fansat kanë vënë re dallime midis shkrimit të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vetë Rita Ora.
Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe. Në asnjë mënyrë nuk i nënshkroi ajo. Kaq zhgënjyese” -ishin komentet më të shpeshta në rrjet.
Ka pasur një reagim zyrtar nga kompania muzikore e cila merrej me shitjen e albumeve të këngëtares ku thuhej: “Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka postuar një video të saj duke i bërë ato”.
Sa i përket vetë artistes ajo nuk ka reaguar duke mos dhënë asnjë përgjigje publikisht për thirrjen e fansave që të rimbursojë paratë për albumet nëse ka autografe false.