Bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë, të shtunën në mbrëmje, po presin rreth 2 orë orë për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar. Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje kaq të gjata.
Për dallim nga paraditja dhe pasditja e së shtunës, kur në Merdar pritej deri në gjashtë orë për të dalë nga Kosova, në orët e mbrëmjes po ndodhë e kundërta. Kolona dhe pritjet e gjata janë krijuar në pjesën e Serbisë, nga mërgimtarët që po vijnë në Kosovë.
Në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje të gjata. Te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 20 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë.
Pritje deri në 20 minuta ka në vendkalimin kufitar Muçibabë për të dalë nga Kosova
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni