Mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata si në hyrje po ashtu edhe në dalje të pikave kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton se ka kolonë mbi mijë metra në dalje të Kosovës dhe 900 metra në hyrje është krijuar kolonw në pikëkalimin kufitar në Merdare aktualisht.
Sipas përditësimit të fundit të kwsaj qendre, pritje të gjata ka edhe në Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë. Pritjet për të dalë nga këto pika kufitare po zgjasin 1 orë e gjysmë.
Në Muçibabë pritjet në dalje janë 30 minuta, derisa në pikat tjera kufitare nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare situata është e qetë, me hyrje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 30 minuta